Elbasan/Tentoi të vidhte xhaminë por kapet në flagrancë nga besimtarët.

Një 34-vjeçar është neutralizuar nga besimtarët e xhamisë së Pashës në Elbasan, pasi është konstatuar se ai ishte duke kryer vjedhje në këtë xhami. Pasi është kapur besimtarët kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 34 vjeçarin.
Ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

I njëjti person dyshohet se në muajin qershor ka vjedhur një shumë parashë në të njejtën xhami

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari, me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera.

34-vjeçari dyshohet se në muajin qershor, ka vjedhur një shumë parash, në të njëjtën xhami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes se njoftimit, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash, në një objekt kulti, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Sh., 34 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (xhami), në Elbasan), rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.