Elbasan/ Tentoi të rrëmbente 39-vjeçaren që përndiqte prej një viti e gjysmë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u përpoq të merrte me forcë në makinën e tij një 39-vjeçare.

Ai e përndiqte prej një viti e gjysmë dhe pasi një konflikti në një karburant në Librazhd, ku kishte goditur me grusht personin që shoqëronte gruan, ishte larguar.

Policia e arrestoi në hyrje të Elbasanit, ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur. Atij iu sekuestruan celulari dhe automjeti.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme.