Elbasan; Studentja shkon për provime në Universitet, merr me vete në qytet Covid-in

Një studente 22 vjeçare ka marrë një lajm shumë të keq ditën e sotme. Ajo është konfirmuar me Covid në Elbasan. E reja kishte ardhur nga një tjetër qytet I vendit për sezonin e provimeve në Universitetin Aleksandër Xhuvani, por ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Mësohet se ajo është vetkarantinuar në banesën e saj, ndërsa dyshimet janë se studentja është infektuar në Elbasan.

Vajza banonte ne nje pallat prane Stadiumit Elbasan Arena. Më herët ishin bërë testime në këtë pallat, por që kishin rezultuar negative./realnews