Një banesë në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Shkak është bërë shpëŕthimi i një bombule gazi. Raportohet se nga rrjedhja e bombulës, ajo ka shpëŕthyer më pas, duke bërë që flakët të përfshijnë tërë banesën. Paraprakisht nuk raportohen të lënduar, përveç dëmeve materiale. Policia dhe zjarrëfikësja ndodhet në vend ngjarje.