Elbasan/ Rrahu bashkeshorten dhe vajzën e tij! Arrestohet 38-vjeçari

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën prnale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Po ashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: Dh. P., banues në Belsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; A. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.