Elbasan/ Rehabilitohet totalisht konvikti i studentëve, një banesë modern që do të mirëpresë 160 studentë (Foto)

Godinat e reja të Trajtimit të Studentëve në Elbasan po bëhen gati për të mirwpritur studentët në vitin e ri akademik 2022 – 2023.

160 studentët të cilët do të akomodohen në ambientet e këtij konvikti, tashmë do të kenë një banesë moderne, me dhoma dhe kushte komode. Për këtë vit të ri akademik, godinat e reja të Trajtimit të Studentëve falë një ndërhyrjeje totale, do të mundësojë gjithashtu për studentët edhe salla studimi dhe bibliotekën, ndërsa gjatë stinës së dimrit i cili parashikohet të jetë i ftohtë,  80 dhomat me standarte të studentëve do të kenë sistem ngrohjeje dhe termoizolim. Gjithashtu në godinë është ndërhyrë edhe në instalimin e rrjetit të ri elektrik, ndërsa nuk mungon edhe dalja e emergjencës, sistemi i alarmit dhe sistemi kundra zjarrit.

Kjo godinë ka gjithashtu edhe ambiente të veçanta për personat me aftësi të kufizuara, infrastrukturën e brendshme të tualeteve me të gjitha kushtet e nevojshme, si edhe ambientet e lavanterisë. 

Godina e re, e cila hap dyert gjatë ditëve në vijim do të lehtësojë ndjeshëm jetën e studentëve  të cilët vijnë nga rrethet por edhe nga rajoni për të jetuar dhe  kryer studimet në Universitetin e Elbasanit.

Godinat e konvikteve tashmë kanë kaluar nën administrimin e Bashkisë së Elbasanit. Godina e re e Trajtimit të Studentëve në Elbasan, është realizuar falë një bashkëpunimi mes Bashkisë së Elbasanit me Qeverinë Shqiptare dhe me mbështetjen e qeverisë turke përmes projektit TIKA.