Elbasan/ Radhë të gjata në AKPA, qytetarët harrojnë Covidin dhe dynden pranë zyrave. Pse po ndodh kjo?

Radhë e madhe dhe e gjatë në zyrat e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në qytetin e Elbasanit. Qytetarët dynden që në orët e para të mëngjesit për të marrë shërbimet duke harruar covid-19 dhe respektimin e masava të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ata shprehen se janë drejtuar në këto zyra për të marrë shërbimet e ofruara sa më shpejtë por harrojnë për kohën që ndodhemi dhe për distancimi social.

Në lidhje me këtë radhë të krijuar Përgjegjësi i zyrës vendore Elbasan z.Koço Kapurani tregon se bëhet si shkak i një implementimi të ri në sistem në lidhje me shërbimet e ofruar.

Kapurani gjithashtu tregon se i kanë informuar qytetarët në lidhje me sistemin e ri edhe i kanë kërkuar distancim social dhe respektim të radhës por nga numri i madh i personave të paraqitur kjo është pothuajse e pamundur.

Duket se këto situata me grumbullime janë pothuajse të pamundura për tu shmnagur. Drejtuesit e  Zyrës se AKPA-së kërkojnë nga qytetarët mirëkuptim dhe respektim të kohës së procedurës dhe të masave anti-covid.