Elbasan: Punimet e terreneve sportive në shkollën simbol ” Luigj Gurakuqi”, drejt përfundimit.                                   

Terrenet e reja sportive të shkollës simbol të Elbasanit “Luigj Gurakuqi” (Shkolla Pedagogjike), po ecin me ritme të mira. Edhe për pak kohë 1000 nxënësve dhe banorëve të Njësisë nr.1 do t’i shtohen ambiente të reja sportive, të cilat pasditeve do të jenë në funksion të ekipeve sportive dhe komunitetit.

Rudina Garunja prej 18 vitesh është mësuese e Edukimit Fizik në  shkollën “Luigj Gurakuqi”. Jo vetëm si mësuese, por edhe si trajnere volejbolli, Rudina e ka shumë të rëndësishme cilësinë e  infrastrukturës sportive.

Me entuziazëm Rudina, nxënësit dhe sportistët, presin përfundimin e rikonstruksionit të palestrës së shkollës “Luigj Gurakuqi”, që do t’i shtojë një tjetër hapësirë sportive qytetit.                              

Sakaq në sinkron me shkollën “Luigj Gurakuqi” punimet po vijojnë edhe në gjimnazin “ Kostandin Kristoforodhi”, si edhe në shkollën e muzikës “ Onufri”, investime gjigande në palestrat e këtyre shkollave, të cilat kanë qenë një nga prioritetet e Bashkisë së Elbasanit.