Elbasan/ Prezantohet nisma “Make it Visible”

U prezantua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,   nisma “Make it Visible”, një bashkëpunim midis rrjetit “Barazi në Vendimarrje” dhe Era Film, me mbështetjen dhe të Bashkimit Evropian.

Znj.Edlira Çepani, Koordinatore Kombëtare, shprehu falenderimin dhe vlerësimin e saj, për mbështetjen,mundësitë dhe nismat e vazhdueshme që Universiteti i Elbasanit dhe Rektori Prof.dr. Skender Topi u mundëson.

Takimi vijoi më pas me angazhimin e studentëve në lojën me pyetësor të përgatitur për to dhe transmetimin e serialit televiziv “Katrori i pushtetit”, i frymëzuar nga realiteti i gazetarisë investigative në Shqipëri.