Një makinë tip ‘Audi’ nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Kjo ka bërë që forca të shumta policie t’i vihen nga pas makinës si nëpër filma. Pas disa minutash ndjekjeje u arrit që të bllokohet në lagjen Vullnetari.
Po kur policia ka vajtur pranë mjetit, e ka gjetur bosh mjetin pasi drejtuesi i saj ishte lagur duke braktisur makinën.
Efektivët blu kanë nisur hetimet për identifikimin e pronarit e automjetit, ndërsa vijojnë kontrollet brenda mjetit.