Elbasan/ Policia dhe forcat speciale kontrolle të befasishme. Detaje  

Disa grupe të forcave speciale, forcave operacionale, shqiponjat dhe ndërhyrjes së shpejtë, janë duke zhvilluar kontrolle në qytetin e Elbasanit.

Kontrolle po zhvillohen si në qendër ashtu edhe në disa zona periferike të qytetit

Objekt i kontrollit janë mjete të dyshuara ku dyshohet se mund të qarkullojnë elementë kriminalë apo edhe me armë.

Gjithashtu edhe disa ambiente në periferi të qytetit ku dyshohet se mund të fshihen persona të kërkuar nga drejtësia.

Burime nga Drejtoria e Policisë bënë me dije se aksionet janë pjesë e punës rutinë të policisë për më shumë rend dhe qetësi.

Elbasani ka qenë një qytet problematik, por prej muajsh ka fituar rregull dhe qetësi. noa.al