Elbasan/ Policia arreston 59-vjeçarin, ja çfarë ju gjet tek stalla e bagëtive

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 59-vjeçar për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Gjatë njoftimit të uniformave blu është vendosur në pranga shtetasi me iniciale S.Ç të cilit gjatë kontrollin në stallën e bagëtive iu gjetën një automatik dhe municion luftarak.

Policia e Elbasanit:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 59 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në fshatin Topojan, Cërrik, gjatë kontrrollit në stallën e bagëtive iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.