Elbasan/Drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt, vihen në pranga 3 drejtuesit e tyre, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Sh. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, duke drejtuar motomjetin, pa dokumentacion përkatës;
– G. Gj., 39 vjeç, banues në Cërrik, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Peqin – Elbasan, duke drejtuar mjetin, në gjëndje të dehur;
– A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri “, Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa dokumentacion përkatës.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. S., 50 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin A. I.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin F. B., 42 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjete të forta, një shtetase.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori për shtetasin J. T., banues në fshatin Çopanaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”,pasi për motive pronësie, ka dëmtuar një pjesë të gardhit rrethues të banesës së shtetasit H. T.
—
Në vijim të informacionit për largimin nga qendra “Tjetër Vizion”, Elbasan e shtetasit të mitur A. S., ju bëjmë më dije se, shërbimet e Policisë gjetën gjatë ditës së sotme, të miturin dhe e dorëzuan pranë familjarëve. I mituri deklaroi se është larguar nga qendra, me dëshirën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.