Elbasan/ Përplasi për vdekje 15-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i makinës

34-vjeçari me iniciale T.N. është arrestuar në flagrancë pasi duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje një 15-vjeçar me iniciale O.M i cili po udhëtonte me motor.

Plagët ishin shumë të rënda për adoleshentin i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Së bashku me të, në motomjet udhëtonte një bashkëmoshatar i tij, i cili është dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Belsh – Marinë. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al