Elbasan/ Përfundojnë hetimet për Leonard Bashaliun, vrau 44 vjeçarin një vit më parë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se më datë 06.06.2022 kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan cështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 78/1, 274 dhe 278/1 të K.Penal.

Kjo çështje penale i përket ngjarjes së datës 08.06.2021 ku në fshatin Gjocaj të Peqinit, i pandehuri Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, dtl.16.03.1977.

I pandehuri Leonard Bashaliu është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me DVP Elbasan.

Prokurori i cështjes është Z.Petref Asllani.

Nje koment

  1. Pingback: 3ceramic