Elbasan, për herë të parë votim elektronik/ Boçi e Llatja në garën për kryebashkiak

Qarku i Elbasanit konsiderohet si një qark i rëndësishëm, ku shtrihet në 7 bashki, me 351 mijw e 455 votues dhe me 509 qendra votimi në total. Në Bashkinë e Elbasanit, në garë janë Gledian Llatja nga Ps dhe Luciano Boci nga koalicioni bashke fitojme. Partia Demokratike nuk ka një përfaqësues në garën e 14 majit.

Kjo është edhe bashkia më e madhe e qarkut, me një numër votuesit prej 171 mijë persona, me 224 qendra votimi. Risi e këtyre zgjedhjeve për këtë bashki, është votimi elektronik, që bëhet për herë të parë në këtë qytet, ku për rezultatin nuk do të duhet të pritet më shumë se 30-60 min. Llatja garon për një mandat të dytë, ndërsa Luciano Boci, la mandatin e deputetit, për të qenë pjesë e kësaj gare megjithëse në zgjedhjet parlamentare të 2021 mbledhi një numër rekord votash personale duke “thyer herësin”.

Bashkia Elbasan ka nën administrimin e saj, Elbasanin si qytet dhe 116 fshatra.

Në Bashkinë e Përrenjasit garojnë Nuri Belba nga radhët e Ps dhe Suzana Topi nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Bashkia Librazhd ka në garë Mariglen Dishën nga radhët e Partisë socialiste dhe Shefki Çotën koalicioni Bashke Fitojme.

Në Bashkinë Gramsh në garë janë Besian Ajazi, ndërkohë qe përballë ka Hasim Çekrezin nga Koalicioni Bashkë Fitojmë.

Në Bashkinë e Cërrikut në garë janë Andis Salla nga radhët e socialistëve, i cili kërkon një mandat të dytë ndërsa përballë tij qëndron Servet Duzha nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili ka drejtuar këtë bashki në periudhën 2011-2015.

Edhe në Bashkinë Peqin si në të gjitha bashkitë e këtij qarku garojnë dy subjekte, Partia Socialiste dhe Koalicioni Bashkë Fitojmë, përkatësisht Ps garon me një kandidat të ri si Bukurosh Reci i cili ka punuar më herët si drejtor i OSHEE-së, ndërsa përballë ka rivalin Mustafa Pashja.