Elbasan/ Pas një harrese gati 30 vjeçare, Llatja jep lajmin e mirë për këtë lagje

Pas një harrese gati 30 vjeçare që çdo ditë e më shumë po kthehej në një makth që po zhbënte punën e po çonte dëm gjithë prodhimet bujqësore të asaj zone, bashkia Elbasan investon në rrugët e Gjergjanit.

“Aureli është një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Gjergjanit që deri para pak ditësh për të shkuar në shkollë i duhej të kalonte mes baltës e pluhurit.

Si ai dhe bashkëmoshatarëve të tjerë, familjeve dhe më shumë se 500 banorëve i duhej të përballenin me një harresë 30 vjeçare që çdo ditë e më shumë po kthehej në një makth që po zhbënte punën e po çonte dëm gjithë prodhimet bujqësore të asaj zone.

Sot, pas përkushtimit tonë maksimal kemi një ndryshim si nata me ditën. Rruga e Lagjjes së Re në Gjergjan – shëmbëlltyrë e punëve të mira të #Bashkisë dhe #Qeverisë ??

Prandaj na duhet të vazhdojmë punën me po të njejtin ritëm dhe vizion që ta bëjmë Elbasanin dhe Shqipërinë të ardhmen tonë ☀️??

#SkaKohëPërPushim për #ElbasaninQëDuam❤️”-  shkuan kryetari Llatja ne Facebook.