Elbasan/ Ngjarje e rëndë brenda në familje, burri qëllon me thikë gruan

Një tjetër grua ka mbetur e lënduar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Sipas të dhënave paraprake, një person që është arrestuar më pas nga policia ka goditur me thikë gruan në Elbasan. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Këtë të enjte, një tjetër konflikt la të plagosur një grua në Vlorë. Shtetasi me iniciale I.P. goditi me thikë ish-gruan e tij. 50-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Vlorës.

Top Channel