Elbasan; Ndërhyrje në stacionin e pompave, furnizim më cilësor me ujë për banorët

Bashkia e Elbasanit po kryen një investim të rëndësishëm në stacionin e pompave të Ujësjellës-Kanalizime në Mëngel. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se projekti është në fazën e parë të ndërhyrjes, ku ekipi i punonjësve po punojnë me ndërrimin e linjës kryesore të shpërndarjes, cka do të sjellë edhe minimizimin e kostove të mirëmbajtjes.

Sipas tij, nga ky investim përfitojnë furnizim me ujë më cilësor 800 banorë të kësaj zone.

“Në stacionin e pompave të UKE në Mengël po kryhet faza e parë e një ndërhyrje të rëndësishme. Ekipi po punon në ndërrimin e linjës kryesore të shpërndarjes që do të sjellë një minimizim të kostove të mirëmbajtjes dhe furnizim më cilësor për 800 banorët e asaj zone. Punë për Elbasanin që duam”, u shpreh kryebashkiaku Llatja.