Elbasan/Informacion paraprak. Më datë 18.12.2021, rreth orës 20:30, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, automjeti tip “Pasat” me drejtues shtetasin H. M., banues në Elbasan, ka aksidentuar këmbësorët, A. H., 21 vjeç, banues në Cërrik dhe R. Sh., 21 vjeç , banues në Belsh.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit, A. H., dhe R. Sh., të cilët ndodhen në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.