Elbasan/ Merr flakë gjatë natës makina, autori theu xhamin e përparme, përdori…

Rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit një automjet tip Audi është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale Automjeti rezulton në pronësi si M. K. Nga flakët automjeti është djegur pjesërisht pasi ndërhyra e shërbimit zjarrfikës ishte e menjëhershme.

Deri tani autori mbetet i paidentifikuar por është zbuluar se si ai dogji automjetin dhe Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

/Shqiptarja.com