Elbasan/ Mbahet seminari i dytë për themelimin e Institutit për Studime Fetare dhe për Bashkëpunim

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar organizuan sot në Elbasan seminarin e dyte për themelimin e Institutit për Studime Fetare dhe për Bashkëpunim. Projekt ky i mundësuar nga Porticus.

Instituti për Studime Fetare dhe Bashkëpunim është një iniciativë afatgjatë e dy qendrave të mendimit që synon të mbështesë në mënyrë strategjike zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarive ndërfetare në Shqipëri, në përputhje me zhvillimin e politikave dhe me nevojat per efektet e nismave nga nivelet me bazike te komuniteteve fetare.