Banorët e fshatit Mamel në bashkinë e Elbasanit kanë 30 ditë që vuajnë nga rrëshqitja masive e dheut. Kjo ka bërë që shumë familje të mbeten të izoluar për ditë të tëra. Banorët e këtij fshati kanë bërë apel në bashki për zhbllokimin e situatës, të gjendur në këto kushte, ata janë detyruar që të marrin përsipër me mjete rrethanore për të hapur vetë rrugën.
Balkanweb ka ndarë pamjet ku shihet se si banorët po punojnë që të hapin rrugën. Ata janë duke përdorur kazma dhe lopata për të larguar nga vendi sasinë e dheut që ka rënë në rrugë. BalkanWeb