Elbasan/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, shoferja mbetet e bllokuar brenda mjetit

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan- Metalurgji. Nga përplasja “kokë më kokë” mes dy mjeteve “Ford” dhe “Jeep” ka mbetur e bllokuar në mjet drejtuesja e mjetit tip “Ford”.

Paraprakisht qytetarët në vendngjarje janë afruar për ti dhënë ndihmën e parë por nuk kanë dashur ta nxjerrin nga mjeti i aksidentuar duke pritur ndërhyrjen e ambulancës, e cila e çoi vajzën në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Nuk dihet se cili mund të ketë qenë shkaku i aksidentit, por aksi Elbasan- Metalurgji konsiderohet problematik dhe njollë e zezë.

Ndërkohë në mjetin tjeter atë “Jeep” për shkak edhe të tonazhit aktualisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Hetimet në vijim do të zbardhin edhe detajet e përplasjes.