Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e dites se djeshme në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd, në Labinot Fushë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në hekurudhë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku për pasojë mjeti ka përfunduar disa metra më tutje. Të plagosurit janë dërgur me urgjencë në spital, teksa ndodhen jashte rrezikut per jeten./Shqiptarja.com