Evidentohen 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.
Meta për familjen që ka refuzuar paratë e ‘Rilindjes’ për votën: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, ndryshimi më 14 maj
Në vijim të kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bet”.
Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, lihet në burg 40-vjeçari
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati.