Shushica fshati vetëm pak kilometra nga Elbasani, pas shumë dekadash njeh rrugën me asfalt.
Banoret shprehen se që nga periudha e Krishtërimit njihte si rrugë vetëm kalldrëmin, por pas viteve 90 edhe kalldrëmi u dëmtua, pasi rruga u kthye në ish pazar.
Shushica, fshati i madh, i njohur për historinë shekullore, tashmë ka një rrugë me standarte, si dhe lehtësisht të kalueshme për 2000 banorë të fshatit.
Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, gjatë një takimi me banorët për të inspektuar edhe rrugën, vlerësoi mikpritjen dhe zgjuarsinë që përcjellin shushicarët, duke deklaruar se “kjo rrugë me këto standarte me dy korsi vlen për tu përmendur, pasi shumë pak fshatra e kanë, madje edhe qyteti”. Pak ditë me parë një tjetër rrugë me standarte të tilla u investua edhe në Thanë, fshat si Shushica i cili kishte vite pa infrastrukturë. Banorët shprehën mirënjohjen e tyre për investimin në Shushicë, pasi sipas tyre rruga është jetë. Rruga në fjalë do ti shërbejë 6 lagjeve të Shushicës, por edhe me varrezat e fshatit.
Për rikonstruksionin e kësaj rruge Bashkia gjeti edhe mirëkuptimin e banorëve të cilët u treguan të gatshëm të kontribuonin me qëllimin e vetëm që rruga të kishte gjerësinë e duhur, duke spostuar muret rrethuese të banesave të tyre.
Edhe pse të kënaqur, kryebashkiaku i premtoi banorëve se do të vijojë të investojë në Shushicë, sipas tij, “shumë shpejt flota e makinerive do ti drejtohet rrugës së kodrës, e cila ka 30 vite që është e amortizuar.
Ne po punojmë njësoj si në qytet edhe në fshat, kemi zona informale në qytet që janë pa kanalizime, me infrastrukturën, edhe pse kemi stabilizuar rrjetin e ujësjellësit, kemi ende punë për të bërë.
Jemi në një aksion të madh, për urbanizimin e zonave informale dhe në fshatra nga fshati më i madh deri tek të vegjlit. Eshtë detyrimi im moral që ta ndaj buxhetin gjysëm për qytetin dhe gjysëm për fshatin, dhe ate po bëj. Jemi në fazën pas tërmetit, pandemisë, poe edhe luftës në Ukraine, por gjithsesi ne do të vazhdojmë të punojmë duke shtuar investimet në shkolla të mesme, në investimin e 8 km kanalizime të ujrave të zeza për zonat informale të qytetit, me riasfaltime dhe me rrugë në lagjen ” 5 Maji”, me terrenet sportive me sheshin e Gjinarit dhe me një sërë investimesh”. Kjo rrugë e asfaltuar dhe me dy korsi, ka qenë një dëshirë e kahershme e shushicarëve, e cila tashmë do ti mundësojë lehtësi nëbqarkullimin e prodhimeve drejt tregut, drejt qendrave shëndetësore, si edhe drejt qytetit.