Elbasan/Lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë. 3 persona shoqërohen në komisariat

Tre persona u shoqëruan nga policia e Elbasanit pasi u konstatuan nga Taska Forca e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan se kanë rilidhur tubacionin e ujit të pijshëm pasi iu ishte ndërprerë për shkak të mos pagesës së faturave.

Policia e Elbasanit mori njoftim për veprimin e paligjshëm të këtyre personave dhe patrullat e rendit u angazhuan menjëherë për ti shoqëruar personat.

Ndërprerja e furnizimit me ujë ishte vendosur si një masë disiplinore për t’i detyruar këta persona të respektojnë pagesën e llogarive.

Kjo ngjarje thekson rëndësinë e respektimit të ligjit dhe pagesave të rregullta për shërbimet publike si uji i pijshëm.

Prej 1 muaji Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan ka dalë në aksion për identifikimin dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë për abonentët të cilët nuk kanë paguar faturat e ujit.