Elbasan/ Lëkundjet e tërmetit shkaktojnë dëme në epiqendër

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka tronditur qarkun e Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës.

Epideqendra e tërmetit ishte në fshatin Polis-Gostime të Librazhdit ku janë identifikuar disa dëme.

Sipas banorëve në epiqendër lëkundja u ndje e fortë, ndërsa me intensitet më të ulët është ndjerë në Elbasan dhe Librazhd.