Po hetohen për shpërdorim detyre dy inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit Seltë, ku u gjetën të kultivuara 160 bimët narkotike.
Nën hetim janë:
Ç., 56 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Gjinarit;
L., 45 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Zavalinës;
B., 55 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Seltë.
Hetimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur në kuadër të veprimeve hetimore të zhvilluara gjatë operacionit policor të koduar “Krasta”, si rezultat i të cilit, më datë 21 qershor në një zonë pyjore të fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Për këtë rast, policët kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, ku po vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Nje koment
Pingback: Dental implants