Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku sipas denoncimit të një nëne dhe vajzës së saj një shtetas ka kryes marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur në vitin 2015. Sipas informacioneve të policisë me 6-vjeçaren është abuzuar në kohën kur ajo ka qenë tek gjyshërit e saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.
Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.