Elbasan/ Kontrolle të befasishme nga policia, e pëson keq 18 vjeçari

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë). 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.