Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një tryezë konsultimi me përfaqësues të biznesit, organizatave jofitimprurëse të grupeve të ndryshme sociale, nga ku u diskutuan mbi ndryshimet në paketën fiskale të 2020.
Me qëllim nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e një fryme lehtësuese ndaj biznesit të bashkisë Elbasan, sipas Llates, vitin e ardhshëm do të ketë shpërndarje më të drejtë të barrës fiskale.
Po ashtu, sipas kryetarit të bashkisë do të përmirësohen procedurat tatimore, zgjerohet baza e tatueshme, mbështetje ndaj shtresave në nevojë si dhe rritje të burimeve të financimit të buxhetit.