Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për transport emigrantësh të paligjshëm. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej datës 12 tetor, pasi ishte kapur duke transportuar 7 emigrantë.
Mbrëmjen e 12 tetor, 30-vjeçari P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, Berat, ka qenë duke transportuar emigrantët me automjetin e tij, kundrejt parave. I favorizuar nga errësira ai ka arritur t’i largohet policisë, por ra në pranga rreth 15 ditë më pas.