Në 24 orët e fundit në Elbasan është konfirmuar pozitiv me koronavirus një person. Behet fjalë për një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqendruar vatra kryesore e infeksionit.
Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan.
Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar. Sipas konfirmimit edhe te Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me covid.
360grade.al
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.