Elbasan. I riu godet derën e komisariatit të policisë dhe nxjerr piştoletën

Një 34 vjeçar nga Elbasani ka çarë murin rrethues të Drejtorisë së Policisë së rrethit duke hyrë me makinë në oborrin e saj. Pasi ka hyrë, i riu ka hapur derën e makinës duke dalë prej saj me një piştoletë me gaz në dorë, me të cilën kërcënonte punonjësit e policisë.

“Pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një piştoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe pŗangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë”, bën me dije policia. I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek ai apo tek punonjësit e policisë.

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pístoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.