Një 34-vjeçar është marrë në hetim në Elbasan pasi u kap duke lëvizur me automjet të pajisur me fenelina si ato që përdor Policia.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë verifikimeve në rrugë, efektivët konstatuan se sinjalizuesit nuk ishin të ligjshëm dhe nuk i përkisnin asnjë strukture shtetërore.
Për këtë rast, materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj personit me iniciale R. L. nisi hetimi penal për veprën “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.