Një i moshuar është grabitur me dhunë në Elbasan. Sipas policisë, ditën e djeshme, shtetasi T. S., 70 vjeç, ka kallëzuar se në orët e para të mëngjesit të së hënës, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë në banesë, një shumë parash.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, si dhe ka shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas. Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.