Një grua 78-vjeçare është gjetur e pajetë në Elbasan.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 78-vjeçarja u gjend pa shenja jete në banesën e saj.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.