Elbasan, Fundjava i mbylli brenda, si u paraqit situata ditën e stome në rrugë dhe tregje?

Në qytetin e Elbasanit situata është e qetë ku qytetarët i janë përshtatur masave të kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë vëzhgimit të bërë në disa nga rrugët kryesore të qytetit të paktë janë ata qytetarë të cilë lëvizin për të bërë pazaret e ditës. Nëpër tregje nuk ka dyndje duke përfituar dhe nga zgjatja e orarit për disa biznese. Në rrugë janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilat verifikojnë çdo person a është i pajisur me lejen e daljes ose jo.

Nderkohe gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.

Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste.