Elbasan/ Fëmijët në situatë rruge, bashkia sukses në këtë drejtim

Varfëria dhe pasiguria sociale në Shqipëri i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të lypin rrugëve, duke u privuar nga e drejta e tyre për t’u shkolluar dhe edukuar.

Fenomeni sigurisht nuk është shqiptar, por shumë punë po bëhet për ta minimizuar atë. Ditën e sotme bashkia Elbasan në bashkëpunim me OJQ-të që ushtrojnë aktivitet shumëvjeçar në këtë qytet organizuan një aktivitet sensibilizues.

Në aktivitetin ku në qendër ishin fëmijët, ka marrë pjesë edhe zv/kryetari i bashkisë Elbasan, Artur Guni, i cili e vuri theksin tek mosdhenia e lëmoshes për femijet ne situatë rruge, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të frenuar fenomenin.

Në bashkinë Elbasan është shumë e rëndësishme mbrojtja dhe dhënia e shërbimeve korrekte fëmijëve, sidomos ata në situatë rruge.

Këtë të drejtë e ka theksuar Nadire Kreka, përgjegjëse e Sektorit të Mbrojtjes së Fëmijëve, në bashkinë Elbasan, e cila tregon për Televizionin Skampa se nje vit me parë në këtë bashki kanë qene 37 raste të fëmijeve ne situatë rruge dhe aktualisht nuk ka shtim të këtij numri.

Znj.Kreka shton gjithashtu se pavarësisht të gjitha përpjekjeve ka pasur edhe raste kur fëmijët pas mbështetjes që i është bërë familjes, rikthehen në rrugë të detyruar nga prindërit.

Vetë Shqipëria me ciklin e saj progresist ka ndërtuar hapësira sociale për mbështetjen dhe rehabilitimin e fëmijëve në situatë rruge. Bashkia Elbasan është pararojë në këtë proces, duke krijuar klimë mbështetëse.