3 vite pasi u kthye nga emigracioni, Mariglen Tera nga fshati Vidhas i Elbasanit investoi në një serë me lule. Por çfarë ndodhi? Edhe pse investimi ishte në fillimet e tij, pandemia pothuajse e falimentoi. Një pjesë e mirë e këtyre luleve janë sezonale, çka do të thotë, që e gjithë kjo do të shkatërrohet në pamundësi për t’u shitur. Pjesa më e madhe e këtyre luleve ishin të porositura për Ditën e Verës nga dyqanet e luleve të cilat marin furnizim në këtë ditë të rëndësishme për Elbasanin.
Ndërkohë çdo gjë mbeti dhe u shkatërrua duke shkaktuar humbje të mëdha për këtë familje.
Lulja si kulturë është ende e re në vendin tonë dhe këto biznese nuk është se kanë një aktivitet shumë të zgjeruar. Në momentin që prisnin që pak e nga pak aktiviteti i tyre, jo vetëm të njihej, por edhe të zhvillohej, një dëm i paparashikueshëm erdhi duke u shkaktuar humbje të mëdha.