Kṙimi ka tronditur sërish Elbasanin, ku dy persona janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme, në një atentat në dukje të mirëorganizuar. Viķtimat janë identifikuar si Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri. Ngjarja u regjistrua në Bradashesh, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku Çollaku bashkë me Bitrin, kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar me breshëri ķallashnikovi nga një automjet në lëvizje.
Plµmbat i morën jetën në vend Çollakut, ndërsa Bitri mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spital disa minuta më vonë. Automjeti, tip ‘Volvo’ i përdorur nga autorët u gjet i djegur disa minuta më pas në fshatin Balldre, një skemë e përsëritur nga atentatorët edhe në atentate të tjera të ndodhura në vend. Ndërkohë rezulton se viķtimat janë persona me precedentë të mëparshëm penal.
Ardian Çollaku, i njohur edhe si Subashi, në vitin 2015 ai është aṙrestuar në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet buṙg për “Shfrytëzimit të pṙostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e aṙmeve luftarake dhe e municionit”. Mbetet ende e paqartë nëse Çollaku u ekstradua apo jo drejt Italisë, pavarësisht se ekziston një vendim për dënimin e tij.
Lulzim Bitri u aṙrestua në vitin 2018, ia kuzuar për vṙasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Vṙasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kṙiminale, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rrethanash Bitri la qelinë. Ka dyshime se vṙasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, por hetimet vijojnë ende.
Kamerat e sigurisë së karburantit pritet të zbardhin më shumë detaje si ndodh ngjarja, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit. Në Elbasan kanë mbërritur edhe forcat RENEA, FNSH dhe Departamenti i Policisë Kṙiminale.