Një 52-vjeçar është mbytur në një gropë uji në fshatin Letan të Elbasanit.
Viktima me iniciale Gj. B., banues në Tiranë, ka rënga nga lartësia në gropën që ndodhet pranë gurores së fshatit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Top Channel