Elbasan, Dy persona përfundojnë në spital pas sherrit. Gjendja e tyre

Dy persona kanë mbetur të plágosur pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, me mjete të forta në lagjen 11 nëntori në Elbasan. F.S 36 vjeç dhe K.P 44 vjeç kanë përfunduar keq si pasojë e lëndimeve dhe janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Gazetari i Elbasanit Aldo Kozarja raporton se forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin dhe duke ndaluar përshkallëzimin e situatës.