Elbasan: Dy persona gjenden të pajetë.

Policia e Elbasanit ka raportuar për dy raste të ndarjes nga jeta të dy personave, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës. Sipas dyshimeve paraprake, ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, në lagjen “Beqir Dardha”, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. Gj., 60 vjeç. Edhe në këtë rast, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar ligjërisht të dy rastet.