Prej disa kohësh, në qytetin e Elbasanit po zhvillohen punime intensive për shtrimin e tubave të rinj të ujësjellësit, një projekt ky i shtrirë në të gjithë qytetin. Synimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i furnizimit me ujë për të gjithë banorët, duke rritur cilësinë dhe sigurinë e rrjetit të ujësjellësit.
Punimet kanë përparuar në disa zona dhe pritet të përfundojnë shumë shpejt. Gjatë kësaj periudhe, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka qenë shumë i rëndësishëm për ecurinë e suksesshme të projektit.
Një nga prioritetet e UKE është garantimi i rikthimit të rrugëve të prekura në gjendjen e tyre të mëparshme. Pas përfundimit të çdo segmenti të punimeve, kompania kontraktuese do të sigurojë që rrugët të rindërtohen dhe të kthehen në gjendje optimale.