U çel në ambientet e Pallatit Sportit Elbasan, edicioni i 14 i Panairit “Ëork & Study”, i organizuar nga Bashkia e Elbasanit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve, i kthyer tashmë në një traditë. Në këtë panair marrin pjesë shumë kompani, universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, teksa hapi ediconin e këtij viti, theksoi rëndësinë e këtij organizimi.
Në këtë panair mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cila u shpreh se bëhet fjalë për një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, kompanitë e biznesit, universitetet dhe maturantët. Ndërkaq edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, e sheh këtë panair si një mundësi komunikimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat.
Gjithashtu në çeljen e panairit ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKR-së, Znj. Kleina Kasanai, e cila e konsideroi të rëndësishëm si bashkëpunimin ashtu edhe vlefshmërinë që ka për maturantët dhe të rinjtë zhvillimi i këtij panairi, ku mundësia për të gjetur një punë të përshtatme për ta është e madhe.
Sakaq panairi në Elbasan do të jetë i hapur deri në fund të ditës, ndërsa të gjithë të pranishmit inkurajuan të rinjtë ta vizitojnë atë nga afër dhe të njihen me alternativat e ndryshme që ofrohen.