Adi Zhuka, një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht. Mësohet se ai ka rënë aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë së tij. Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë.
Mësohet se fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra.
Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/04/zhuoa.png?resize=618%2C369&ssl=1)