Elbasan/ Bëri manovër të gabuar, 61-vjeçari përplas me makinë dy të mitur

Një makinë ka përplasur dy të mitur të cilët po ecnin me biçikleta në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se automjeti tip “Opel” i cili drejtohej nga 61-vjeçar ka përplasur dy të miturit të moshës 12 dhe 16 vjeç.

Mësohet se fëmijët ishin duke lëvizur në krah të rrugës, mirëpo një manovër e gabuar e automjetit ka qenë dhe shkaku i aksidentit.

Të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërkohë fatmirësisht bëhet e ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.